Që Mandia Print të prodhojë Kartat tuaja shpejt dhe saktë, ju lutemi lexojeni me vëmendje informacionin e mëposhtëm i cili do t’ju ndihmojë para dhe gjatë procesit të dizenjimit të kartës. 
  • I gjithë dizajni duhet të jetë përgatitur në format dixhital dhe duhet të jetë i përshtatshëm për sistemin Windows.
  • Dizajni duhet të jetë përpunuar në programet Corel Draw, Adobe Illustrator, Adobe Photoshop.
  • Dizenjoni kartën në shkallën 1:1
  • Të gjitha materialet duhet të jenë konvertuar si CMYK.
  • Të gjithë imazhet duhet të jenë jo më pak se 300 dpi në madhësinë e dizajnit të përfunduar. Thuhet se “Nëqoftëse rezolucioni është i madh edhë cilësia do të jetë e lartë”, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Cilësia varet nga shumë faktorë të tillë si kontrasti, drita, dinamika dhe balanca e ngjyrave, lloji i materialit të printimit të përdorur si dhe shumë të tjera. Rezolucioni optimal për printimin e kartave në PVC është 400 dpi për imazhin CMYK dhe 800-1200 për imazhin monokrom.
  • Dizajni duhet të dorëzohet me shtresa (layers) që të na lejojë ne të bëjmë korrigjimet përkatëse.
  • Fontet e përdorura në dizajn duhet të na i jepni veças që ne të kemi mundësi ti instalojmë ose duhet të jenë të konvertuara si vector. Shmangni rasterizimin e fonteve në imazh që të mos humbasi cilësia e tekstit.
  • Përmasat e kartës janë 85,6mm (+/- 0,125mm) me 53,98mm (+/-0,05mm)
  • Pjesa e printuar e dizajnit duhet të jetë 3mm më e madhe se dimensioni i kartës nga të gjitha anët. Gjithashtu tekstet që përman karta duhet të jenë 2 ose 3mm brënda dizajnit të kartës jo në buzë të saj.
Vini re! Mos krijoni dokumente me të mëdhenj seç duhen. Është humbje kohe për ju dhe për ne.