Çfarë është karta plastike?
Eshte nje karte e prodhuar prej materialesh plastike te ndryshme. Gjithçka që mund të vendosni mbi një kartë prej letre mund ta vendosni mbi një kartë plastike. Kartat ju mund ti shihni dhe ti prekni normalisht gjatë gjithë kohës si Kartvizita, Karta Identiteti, Karta Anëtarësimi, Karta Klienti, Karta Debiti, Karta Krediti, Patenta Automjetesh, Karta Aksesi, Karta Telekomunikacioni etj.Si është e ndërtuar ajo?
Përsa i përket ndërtimit të kartës, ajo mund të prodhohet nga plastika të ndryshme megjithëse shumica e tyre prodhohen nga PVC-ja. Materiale të tjera për prodhimin e tyre janë PET, PLA dhe Teslin. Në fillim printohet zemra e kartës dhe pastaj kalon në process laminimi. Megjithatë, është e mundur që edhe mbas laminimit të printohet me printer termik për ti shtuar informacione si emër, mbiemër, funksioni, numër serial, barkod, datë, foto etj.Cilat janë tipet e kartave që përdorim ne sot?
Ne përdorim tipe të ndryshme kartash. Ndryshimi qëndron jo në materialin që përdoret por në elementët shtesë që i bëhen kartës në varësi të kërkesave të ndryshme të përdorimit, elementë të cilët do i rendisim si vijon (renditja është rastësore dhe nuk tregon domosdoshmërisht një lloj të caktuar karte. Kartat mund të kenë vetëm njërin nga këta elementë ose të gjithë bashkë):- Barkod, QR code, Nr. serie dhe informacione personale që janë të lexueshme për këdo
- Shirit manjetik.
- Çip me kontakt
- Çip pa kontakt